Tadej Pogaçar fiton për herë të tretë ‘Tour de France’

- Slloveni 25 vjeçar Tadej Pogaçar fiton turin e çiklizmit në ‘Tour De France’ 2024. Çiklisti mbërriti i pari në etapën e fundit Monako- Nicë duke konkluduar i pari pas startit të këtij edicioni nga Firence.
Kampioni më i ri i cili e kishte fituar turin e Francës edhe në vitet 2020 dhe 2021, ia doli të shkruajë historinë në këtë sport aq të ndjekur në mbarë botën.
Me suksesin e sotëm (i fundit sezonal) Pogaçar i lindur në Klanec bëhët çiklisti i dytë pas Marko Pantanit (1998) që fiton ‘Xhiro Italia’ e Tur de France’.
Kështu, ata që prisnin një epilog ndryshe u zhgënjyen në fazën e fundit. Tadej Pogaçar mbizotëroi garën kronometër (33.7km) nga Principata e Monakos në Nicë, duke i lënë prapa rivalëve të tij.
Slloveni përfundoi me kohën 45’24”, duke paraprirë Jonas Vingegard me 1’03” dhe Remko Evenepoel me 1’14”.
Të dy çiklistët do ta shoqërojnë gjithashtu në podiumin e tij të tretë në Tour de France. /Sportiim.al/