MekLaren dy pilotë në start, britaniku kërcënon Verstapen

Pole numër tre për Lando Norris, me MekLaren i cili e vendos veten përpara të gjithëve në kualifikueset për Çmimin e Madh të Hungarisë. Në një qark si Hungaroring do të jetë shumë e ndërlikuar parakalimi dhe anglezi është gjithashtu kandidat për fitore në garën e sotme e cila starton në orën 15:00.

Ndërkohë pas 12 vitesh, MekLaren arrin të dërgojë në vijën e nisjes të dyja makinat në F1 pasi dhe Oskar Piastri mori vendin e dytë dhe skuderia do të ketë një mundësi të madhe për të fituar pikë për kampionatin e konstruktorëve.

Maks Verstapen me Red Bull kompleton podiumin,e garës së Hungaroring. Ndikim i keq në këto kualifikuese për Serxhio Perez me meksikanin e Red Bull i cili ka rinovuar së fundmi kontratën, por paraqitjet e kësaj periudhe të fundit mund të çojnë në një ndryshim të bujshëm të tij te Red Bull.

Dje u pa dy herë flamuri i kuq por dhe sot moti i paqëndrueshëm (sipas parashikimëve) pritet të ndikojë në garë. Kjo është gara numër 13-të e Botërorit të F1 nga 24 gjithësej të parashikuara. Kryeson Maks Verstapen me 255pikë. Ndjek Norris me 171./Sportiim.al/

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!