Fitoi ‘Euro 2024’ Unai Simon operohet në Madrid, jashtë…

Portieri i Atletik Bilbaos dhe kombëtares së Spanjës Unai Simon në mënyrë surprizë ka kryer dje një operacion në dorën e djathtë të tij.

Sipas mediave iberike numri 1 i Spanjës teksa vetëm pak ditë më parë fitoi Europianin në Gjermani, ka gjasë të rikthehet në skuadrën e tij Bilbao pas katër muajsh.

Atletik Bilbao shkruan:

“Unai Simon u operua me sukses. Portieri i Atletic Club iu nënshtrua një operacioni në kyçin e djathtë të enjten në mbrëmje në Madrid. Operacioni kaloi pa ndonjë incident të madh dhe ai pritet të dalë nga spitali të premten.”

Ndërkaq po sot klubi bask njoftoi se Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) konfirmoi se ‘San Mamés’ do të jetë një nga stadiumet kandidate për të pritur ndeshjet e Kupës së Botës 2030.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!