Merkato e vakët, Ibrahimoglu e Fernando ulin cilësinë e kampionatit

Klube të caktuara, përfshirë në sesionin e merkatos së verës deri tani ende nuk kanë kryer goditje big. E kundërta ngjet, Superiorja varfërohet në cilësi.

Një muaj nga starti i Kategorisë Superiore për edicionin e 86-të të futbollit shqiptar duket se 10 skuadat pjesëmarrëse e kanë ulur ndjeshëm cilësinë e kontigjentëeve të tyre.

Largimi i fundit i Ibrahimoglu nga Egnatia, një futbollist vërtetë i jashtëzakonëshëm, rëndon jo vetëm mbi vetë klubin rrogozhinas por dhe në produktin e radhshëm Superiore. Mesfushori 24 vjeçar i është bashkuar Koniaspor në Turqi. Para tij u largua drejt Azerbajxhanit Fernando Mendeiros. Një tjetër xhevahir i Superiores

Mirpo edhe klubet e tjera kanë pësuar firo në cilësi. Nëse këtë fenomen e “balancon” meraktoja e verës së paku deri tani, nuk shihet askund një futbollist që të bëjë diferencën.

Partizani, Tirana, Dinamo apo Egnatia kanë lëvizur me afrime mirpo emrat janë të nivelit mesatar. Më keq akoma klube të caktuara që kanë hequr’ lojtarë cilësorë e nuk kanë afruar asgjë.

Në këto kushte kampionati i radhës ndërsa nis më 18 gusht pritet të jetë garë rutinë ku Egnatia, Partizani, Vllaznia e mbase Dinamo Siti, do të të rivalizojnë për zonën lart./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!