Euro 2024/ Formacionet e mundëshme të finales, Jamal sot 17 vjeç

Spanjë-Angli, finalja e Euro 2024 do të luhet të dielën e 14 korrikut me fillim në orën 21:00 në Berlin.

Të dyja kombëtaret mbërritën këtu duke fituar gjysmëfinalet e tyre përkatëse 2-1: Spanja kundër Francës, ndërsa Angliakundër Holandës.

Për trajnerin e iberikëve Luis de la Fuente rikthehen mbrojtësit Karvajal dhe Le Normand, të cilët kanë vuajtur pezullimin, por jo të dëmtuarin Pedri në mesfushë. Nga ana tjetër, Sauthgejt mund të llogarisë në të gjithë grupin në dispozicion.

Finalja numër 17-të luhet në ‘Olympiastadion’ në Berlin. Arbitri francez 35-vjeçar Fransua Leteksier teksa ndihmohet nga bashkatdhetarët e tij Cyril Mugnier dhe Mehdi Rahmouni me gjyqtarin e katërt polak Simon Marçiniak, si dhe Tomasz Listkiewicz si ndihmës rezervë, italianin Masimiliano Irrati që mbështet francezin Jerome Brisard dhe Willy Delajod në VAR.

Formacionet e mundëshme Spanjë-Angli:

SPANJA (4-2-3-1): Unai Simon: Karvajal, Le Normand, Laporte, Kukureja; Fabian Ruiz, Rodri; Lamine Jamal, Dani Olmo, Niko Uilliams; Morata. Tr: De la Fuente.

ANGLIA (3-4-2-1): Pikford; Ualker, Stones, Guehi; Saka, Maino, Rajs, Shou; Foden, Belingam; Kejne. Tr: Sauthgejt./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!