Egnatia bie ‘preh’ i racizmit, humb në shtesë…

Egnatia bie në shtesë ndaj Borac të Banja Luka. Në duelin e vajtjes për turin elimintaor ndaj vendasëve me shumicë serbe, skuadra e Tetovës u thye nga një gol i minutës së 90+6′ shënuar nga Hrelja me kokë.

Topi i ardhur nga e mjata për te shtylla e dytë dhe lojtari vendas mposht Sherrin për 1-0 final.

Sfida u ndërpre për 10 minuta dhe shkaku ishin koret raciste të ultrasëve vendas të etnisë serbe.

Tifozët vendas kanë pritur shqiptarët me flamuj që e quajnë Kosovën pjesë serbe shoqëruar dhe thirrje raciste.

Rrogozhinasit kërkuan ndërprerjen e lojës dhe ndeshja e tensionuar u ndërpre për 10 minuta derisa u vendos për të vijuar. Pas Zejnullait edhe Ndreca u dëbua nga fusha me karton të kuq. Dy mungesa thelbësore në kthim.

Edhe për kampionët e Maqedonisë së Veriut nisi sot aventura europiane. Struga e Qatip Osmanit u mposht në transfertën sllovake nga Slovan Bratislava në shifrat 4-2. Dy golat për Strugën u shënuan nga 37 vjeçari Besrat Ibraimi, një prej të cilëve me penallti.

Sakaq, nesër do të jetë radha e Conference dhe Europa League me Vllazninë, Tiranën, Partizanin, por dhe Llapin e Shkëndijën që zbresin në fushë.

Champions League, kualifikuese:
Borac Banja Luka – Egnatia 1-0
Ordabasy Shymkent – Petrokub 0-0
Flora Talin – Celje 0-5
RFS Riga – Lame 0-3
Slovan Bratislava – Struga 4-2
Klasvik – Diferdanzh 2-0
Ludogorets – Dinamo Batum 3-1
Dinamo Minsk – Pjunik 0-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!