Olmo vlerëson Francën: Nuk do të jetë e lehtë…

Ai ishte përcaktues në duelin me Gjermaninë në çerekfinale. Dani Olmo shënoi golin e parë të Spanjës dhe më pas lojtari i Lajpcig dha asistin për golin e fitores në shtesë realizuar nga Mikel Merino (2-1)

Ndërkohë para finales së ditës së nesërme ndaj Francës në gjysmëfinale (21:00) mesfushori Dani Olmo ka dhënë një intervistë për kanalet e federatës spanjolle:

“Jam mirë, shumë i lumtur. Jam duke u rikuperuar dhe duke u përgatitur sa më mirë për ndeshjen e radhës. Finalja është pothuajse aty, nuk do të jetë e lehtë, është gjithmonë një ndeshje e komplikuar kundër Francës”. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!