Angli-Zvicër dhe Holandë Turqi, për biletat e fundit gjysmëfinale
Pas kartolinës së ndeshjes së madhe Spanjë- Gjermani dhe duelit Portugali-Francë, luajtur dje në Euro 2024 (kaluan Spanja dhe Franca), sot radha e dy përballjeve të tjera të turit çerekfinal.
Me fillim orën 18:00 në Duseldorf takimi Angli- Zvicër. Kjo ndeshje i është besuar arbitrit italian Daniele Orsato dhe pritet të prodhojë futboll të luftuar në kërkim të biletës së tretë gjysmëfinale.
Pak më vonë në 21:00 nga Berlini do të vijë edhe e kualifikuara e katërt teksa përballë do të vihen Holanda e Kuman me Turqinë e Montelës. Ky duel i është besuar francezit Klement Turpë.
Çerekfinale Euro 2024:
Angli- Zvicër 18:00
Holandë- Turqi 21:00/ Sportiim.al/