Zgjohet Florent Hasani, dy gola me Rapid ndaj Maribor
I’u bashkua Rapidit të Bukureshtit më 27 dhjetor 2023 dhe tani në start të sezonit të ri, ish sulmuesi bardheblu bëhët gati për një edicion më të mirë.
Ndonëse luajti gjysmë sezoni me rumunët ish bomberi bardheblu nuk ka luajtur rregullisht me skuadrën e re, e për pasojë, lojtari i lindur në Vushtrri i ka munguar dhe goli.
Por sot në pjesën e parë dhe startin e së dytës te miqësores që Rapid Bukuresht po luan me Mariborin e Sllovenisë, Florent Hasani ka gjetur dy golat e tij të parë. Shifrat në kohë real 0-3 (Hasani 24′,52′).Me rumunët në fushë edhe Albion Rrahmani./Sportiim.al/