Partizani e mbyll me fitore testin me Shkëndijën
Partizani arrin të fitojë testin e sotëm luajtur në Pogradec me Shkëndijën e Tetovës 2-1.
Takimi u zhbllokua nga tetovarët që në start teksa luhej minuta e 2-të. Mesfushori i Shkëndijës, Endrit Krasniqi mposhti Qirkon me një goditje dënimi.
Reagimi formacinit të Orges Shehit erdhi në minutën e 31-të falë golit të shënuar nga Arinaldo Rrapaj.
Në pjesën e dytë të kuqtë përmbysën shifrat në të 74′ me Kekon.
Njoftimi i klubit Partizani:
Eshtë mbyllur me fitoren e të kuqve 2 – 1 ndeshja miqësore e luajtur sot në Pogradec. Rrapaj 31′ dhe Keko 74′ kanë përmbysur avantazhin e shpejtë të Krasniqit 2′. Për të kuqtë ky ishte testi i fundit miqësor në kuadër të përgatitjeve për Europa Conference League. Skuadra mbyll minifazën në Pogradec dhe rikthehet në kryeqytet për të vijuar përgatitjet në prag të ballafaqimit ndaj maltezëve të Marsaxlokk.