Partizani humb me Strugën në…fundlojë

Testi i Partizanit sot ndaj Struga Trim&Lum në Pogradec ishte dalja e parë e nënkampionëve të Shqipërisë para se të luajë zyrtarisht në Conference League.

Struganët tashmë nën drejtimin e Qatip Osmanit, ia dolën të shënojnë golin e vetëm të takimit miqësor 5 minuta nga fundi me Jaroviç për 0-1 final.

Në këtë test te të kuqtë u aktivizuan edhe afrimet e fundit Zguro e Piloto.
Testi i radhës miqësor do të jetë ndaj ekipit të Llapit të Podujevës, në program në 29 qershor në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” të Pogradecit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!