Venezuela mund Ekuadorin, Meksika vuan ndaj Xhamajkës

Kupa e Amerikës 2024, vijoi gjatë natës me fitoret e Venezuelës dhe Meksikës në ditën e parë të grupit B

Venezuela mundi 2-1 Ekuadorin në një ndeshje ku vendimtar ishte kartoni i kuq (22′) sulmuesit ekuadorian Ener Valencia

Ekuadori gjithsesi arriti të kalonte në avantazh me golin e Sarmientos në minutën e 40-të, por në pjesën e dytë “Vinotinto” e përmbysi rezultatin me golat e Cadiz në minutën e 64-të dhe Belos në minutën e 74-të.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Meksika arriti të marrë tri pikë, duke kaluar Xhamajkën me golin e Arteaga-s në minutën e 69-të.

Më herët, Grupi A luajti dy takime: Argjentinë- Kanada 2-0 dhe Peru- Kili 0-0. Ndërkaq dita e tretë ( Grupi C, duke hyrë data 24 qershor) në 00:00 nis SHBA- Bolivi dhe në 03:00 Uruguai- Panama /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!