Tetova: Egnatia për të ruajtur fronin e Kupës

Dhjetë muaj më parë, Egnatia mposhti në kohën shtesë Tiranën (1-0, Xhekson 114′) në finalen e Kupës së Shqipërisë luajtur në “Elbasan Arena” duke arritur për herë të parë në histori një trofe të tillë.

Ekipi i Edlir Tetovës vijon të udhëheqë në kampionat ndërsa luan gjysmëfinalen e parë të Kupës të mërkurën. Tekniku i rrogozhinasëve foli para kësaj ndeshje me Vllazninë.

Tetova:

Po luajmë kundër Vllaznisë ndeshjen e parë. Ndeshje me doza të bukura sepse sfidat mes Vllaznisë dhe Egnatias kanë dhuruar gjithmonë emocione.

E donim Vllazninsë, pasi çdo trajner kërkon të provojë forcën e skuadrës së tij me ekipin më të mirë momentalisht. Shkodranët kanë një sulm interesant dhe po bëjnë mirë, ndërsa kanë marrë masat e duhura.

Do të provojmë mundësitë tona dhe të marrim maksimumin nga kjo sfidë. Nuk i’u kam kërkuar asgjë ekstra lojtarëve, veçse të shijojnë këtë sfidë, pasi të gjithë e donin këtë përballje. Mungesë të vetme kemi vetëm Xhemajlin.

Nuk bëhen krahasime mes ndeshjeve të kampionatit dhe Kupës. Çdo sezon ka vështirësitë e vetë dhe për ne e rëndësishme është të përmirësojmë gabimet dhe të prodhojmë lojë të bukur.

Tifozët për ne janë shumë të rëndësishëm. Janë lojtari ynë kryesorë dhe besoj se ua kemi shpërblyer besimin me ndeshjet dhe futbollin tërheqës që kemi ofruar”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!