Holanda në formë, Poloni- Turqi pa fitues, Çekia…
![](https://sportiim.al/wp-content/uploads/2024/06/Holandë-islande-test-24-1024x683.jpg)
U luajtën sot tre ndeshje të fundit për disa kombëtare që në 14 qershor nisin aventurën ‘Gjermani 2024’. Në orën 18:00 Republika Çeke priti Maqedoninë e Veriut në testin e zhvilluar në Kralovë. Kjo miqësore u mbyll me fitoren në frymën e fundit të çekëve 2-1.
Ndërkohë më vonë në Roterdam, Holanda shpartalloi 4-0 Islandën duke treguar vijimësi ndërsa në Varshavë, Polonia u përball me Turqinë e trajnerit Vinçenco Montela duke u ndalur te barazimi 1-1.
Miqësore:
Çeki-Maqedoni e Veriut 2-1
Holandë- islandë 4-0
Poloni- Turqi 1-1/Sportiim.al/