Pas Spanjës e Kroacisë, sot radha e Italisë për testin gjeneral

Kroacia fitoi 1-2 ndaj Portugalisë në Lisbonë ndërsa Spanja shpartalloi 5-1 Irlandën e Veriut në miqësoret e djeshme. Dy kombëtaret e Grupit B ku bëjnë pjesë dhe Shqipëria e Italia mbyllën në perfeksion ndeshjet e fundit miqësore përpara se të nisen drejt Gjermanisë.

Ndërkohë sot Italia nga ana e saj ka në program testin me Bosnje Hercegovinen. Spaleti me të tijtë do të luajë në orën 20:45 në Empoli teksa me shumë mundësi trajneri kampion me Napolin, do hedhë në fushë formacionin Tip që do të përdorë ndaj Shqipërisë më 15 qershor ora 21:00./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!