Vigjilje finale/ Modriç zgjat edhe një edicion, te Reali rikthehet Lunin
Modriç ka fituar 5 Champions, sot synon të 6-tën duke vendosur një rekord absolut. Paralelisht merr kontratën edhe për një edicion te Real Madrid.
Në shtëpinë e Real Madrid nuk ka asnjë moment qetësi. Ndonëse pas pak do të luajë finalen e Ligës së Kampionëve me Dortmund (21:00) në ‘Wembley’, ‘Los Blancos’ njoftojnë se kanë zgjatur kontratën me Luka Modriç deri në verën e vitit të ardhëshëm.
Në fakt sot legjenda tjetër galatike Toni Kros luan ndeshjen e fundit me Realin ndërsa do të udhëtojë në Gjermani për të (mbyllur) dhënë kontributin me ‘Pancerat’ në europianin 2024.
Sakaq një tjetër lajm i mirë për mbretërorët lidhet me portierin ukrainas Lunin. Pas dëmtimit, sot i është bashkuar skuadrës për të qënë gati për kuadratin e ‘bardhë’.
Këto çaste zbulohet edhe formacioni i skuadrës së Ançelotit ndaj Borusia Dortmund….