Mundi Shkëndijën, Struga kampione e Maqedonisë së Veriut
‘Finalja’ e fituar nga Struga Trim&Lum 0-2 në fushën e Shkëndijës së Tetovës (Ibrahimi, Radeski), i siguruan asaj tiullin e dytë radhazi por dhe në histori një javë nga fundi në Prva Liga të Maqedonisë së Veriut.
Ndërkohë, Shkupi i drejtuar nga Ernest Gjoka mbylli në barazim 0-0 me Strumica-n dhe mbetet 5 pikë larg kampionëve të rinj duke hedhur poshtë një tjetër finale ndërshqiptare për titullin kampion (luhet javën e fundit).
Shifrat e javës së 32:
Makedonija-Bregalnica 2-1
Gostivari-Rabotniçki 0-0
Shkëndija-Struga 0-2
Shkupi-Brera Strumica 0-0
Sileks-Vardar Shkup 1-1
Tikves-Voska Sport 0-0