Siti-Liverpul pa fitues, Arsenal në krye

Java e 13-të në Premier League me zhvillimet e sotme solli ndryshime kolosale në renditje. Kështu pas barazimit 1-1 mes Sitit dhe Liverpul ka përfituar Arsenal i cili me një gol të Haverts në 90′ arriti të mposhtë në derbin e Londrës Brentford.

Ndërkaq Çelsi nuk e “hap” dot ndeshjen me Njukasëll. Sfida përfundoi 4-1 për bardhezinjtë teksa për çelsin u aktivizua që nga e 69′-ta edhe Armando Broja.

Ndeshjet sot:

Mançester Siti- Liverpul 1-1

Bërnli- Uest Hem 1-2

Luton- Kristal Palasë 2-1

Njukasëll- Çelsi 4-1

Notingham Forest- Brajton 2-3

Shefild Utd-Bournemuth 1-3

Brentford- Arsenal 0-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!