Napoli, gati rrokada Garsia- Tudor

Kroati i lindur në Split, Igor Tudor, është gjithnjë e më afër si trajneri i ri i Napolit. Sipas asaj që raporton TMW, takimi vendimtar do të zhvillohet nesër, pas asaj të sotme ku palët kanë hedhur në tryezë kërkesat e tyre.

Nga njëra anë pala e trajnerit që kërkonte 3 milionë nga Napoli për 18 muajt që kërkojnë në kontratë, nga ana tjetër, ata të klubit kampion italian që propozuan gjashtë muaj kontratë me opsion të njëanshëm, në favor të klubit, edhe për në një sezon tjetër.

Tudor me të kaluar sportive si futbollist kryesisht te Juve, ka nisur prej vitesh rrugën e trajningut ndërsa disa klube si Gallatasaraji, Udineze, Hajduk Split dhe së fundi Marsejë, janë majat e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!