Inferiorët/ Pesë ndeshje, spikat dueli i Fierit
Kategoria e Parë zbret sot në fushë për të zhvilluar ndeshjet e javës së 11-të të saj. Ndeshja kryesore e kësaj javë do të luhet të dielën në orën 17:00 mes AF Elbasanit dhe kryesusit të kampionatit, Bylis.
Ndërkohë sfida interesante pritet të zhvillohen në të gjitha impiantet e rënduara së fundi nga reshjet e shiut. Ndër më rivalizueset shihen ato të “Loni Papuçiu”-t dhe të “Roza Haxhiu”-t.
Programi i javës së 11-të:
Sot ora 13:30
Lushnja-Korabi
Apolonia- Vora
Burreli-Luzi 2008
Besa- Kastrioti (në Luz)
Flamurtari- Tomori
Të dielën:
Elbasani- Bylis 17:00/Sportiim.al/