Derbi dramatik, Totenhem merr humbjen e parë

Arbitri Majkëll Oliver dhe derbi Totenhem-Çelsi përfunduar 1-4. Dy kartonë të kuq për skuadrën e Spurs e cila luajti me dinjitet deri në minutën e75′ kur për Çelsin erdhi avantazhi me Xhekson.

Po senegalezi i bluve, realizoi dhe dy të tjerë duke fituar një ndeshje që do të futet në librin e derbeve si më të rrallat e këtyre viteve të fundit. Armando Broja nuk u grumbulla nga Poçetino.

Në Serie A, Torino me dardanin Mërgim Vojvoda në formacion, mundi Sasuolon 2-1. Për skuadrën e Sauolos Nedim Bajrami luajti për 45′ minuta.

Duel shqiptarësh edhe te sfida Frozinone-Empoli përfunduar 2-1. Marvin Çuni, sulmuesi kuqezi i shënoi Berishës golin e parë për vendasit kur luhej e 58′-ta. Te toskanët, veç portierit Etrit Berisha në fushë edhe Adrian Ismajli ndërsa Stiven Shpendi nuk u preferua.

La Liga u zhvillua dueli Getafe-Kadiz duke dhënë rezultatin final 1-0 për madrilenët./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!