Tonali njihet me dënimin, italiani kthehet në gusht

Sandro Tonali u pezullua për 10 muaj për shkak të skandalit të lojërave të fatit plus 8 muaj ai duhet të paraqitet në qendër rehabilitimi për të larguar varësinë ndaj basteve.

Më e keqja për italianin e Njukasëllit duket se lidhet me pamundësinë për të qenë në Euro 2024 (nëse Italia kualifikohet) pasi Tonali rikthehet në fushë në gusht 2024.

Nga ana tjetër klubianglez ka vendosur të mos e paguaj mesfushorin e blerë gjatë verës nga Milan. Madje ‘Qymyrxhinjtë’ duket se kanë nisur hapa ligjorë duke pretenduar dëmshpërblim nga klubi italian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!