Partizani “udhëton” në shtëpi, mungesa të shumta ndaj Erzenit

Erzeni i Shijakut për ndeshjen e javës së 9-të Abissnet Superiore, e gjën vetën pritës në ‘Arenën e Demave’. Përballë do të jetë Partizani i cili praktikisht në orën 17:00, luan para tifozëve të tij.

Formacioni i Deliallist do të tentojë të bëjë surprizën në kryeqytet me qëllim ngjitjen te zona ‘Final Four’. Një ‘dorë’ i jep edhe organika në dispozicion pasi shijakasit janë të plotë.

E kundërta ngjet me të kuqtë. Ndonëse vijnë nga një superfitore me Tiranën (2-1) dhe kanë një ndeshje të javës së parë për të rekuperuar) me Teutën, sot Abilaliaj do vuajë sërish me mungesa të shumta si Hadroj, Viktor Da Silva, Mba por dhe ajo e qëndërmbrojtësit Eljon Sota (dëmtuar në derbi me Tiranën) i cili pritet të mungojë për tre javë. Rikthehet i disponueshëm Marselino Preka.

Te të kuqtë pikët janë të mjaftueshme dhe nëse hipotetikisht ata marrin tri pikë sot dhe tre të tjera ndaj Teutës, kapërcejnë në krye. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!