Uruguaji shtang Brazilin, Mesi dy gola Perusë

‘CONMEBOL WORLD CUP QUALIFIERS’ me surpriza, Uruguaji si në kohë të arta thyen Brazilin. Dëmtohet Nejmar.

U luajtën mbrëmjen e së martës dhe mengjesin e sotëm 5 takime të kualifikuesëve të Botërorit 2026 (SHBA-Meksikë- Kanada). Venezuela mundi Kilin 3-0 ndërsa në orët në vijim Paraguaji- Bolivi 1-0, Ekuador- Kolumbi 0-0, Uruguaji- Brazil 2-0 dhe Peru- Argjentinë 0-2.

Pas katër xhirove, kreu mbahet nga Argjentina me 12 pikë të plota. Uruguaji, Brazil, Venezuelë ndjekin me nga 7-të.

Lionel Mesi që sipas mediave spanjolle pritet të shpallet fituesi i Topit të Artë (i teti në radhë), shënoi të dy golat e kampionëve të botës ndaj Perusë në transfertë.

Xhiro e 4-ët Amerika e Jugut:

Venezuelë- Kili 3-0

Paraguaji- Bolivi 1-0

Ekuador- Kolumbi 0-0

Uruguaji- Brazil 2-0

Peru- Argjentinë 0-2/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!