Frikë nga arratisjet e futbollistëve, një kombëtare tërhiqet nga Kupa e Botës
Kombëtarja e Eritresë (Afrikë) nuk do të marrë pjesë në kualifikueset për Kupën e Botës 2026.
Kjo u bë e ditur nga Federata e Eritresë e cila njoftoi tërheqjen e saj nga grupi nga frika se disa lojtarë do të arratiseshin dhe do të kërkonin azil politik diku tjetër, siç kishte ndodhur tashmë në vitin 2015. dhe 2019.
Me tërheqjen e Eritresë, Grupi E do të përbëhet nga vetëm pesë skuadra: Zambia, Maroku, Kongo, Nigeri dhe Tanzania.