Runi te Birmingam, Alonso te Sevilja, Konte pranë Napolit

Ish sulmuesi i famshëm anglez, Uejn Runi, tani në rolin e trajnerit, kthehet në Angli. Pas përfundimit me DC United, ish-sulmuesi i Everton dhe Mançester Junajtid ka arritur marrëveshje me Birmingam Siti.

Klubi aktualisht i gjashti në Championship, i cili shkarkoi Xhon Eustace dy ditë më parë, mbështetet në ish-trajnerin e Derbi Kauntit, i cili ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2027.

Në këtë “rubrikë” edhe Sevilja në La Liga pas shkarkimit të trajnerit Hoze Luis Mendilibar vendosi të martën në kontratë teknikun uruguajan Diego Alonso.

Ndonëse dje dukej e pamundur (sipas mediave italiane) sot Antonio Konte kalon në krye të bashkimit eventual me Napolin në Serie A. Ai këmbëngul se dëshiron të kalojë kohë me familjen, por sot refuzoi të përjashtojë mundësinë Napoli./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!