Superkupa/ Napoli e Fiore refuzojnë Riadin, Garsia në ikje…

  • Dy klubet nuk duan të marrin pjesë në turneun e Riadit, rrezikojnë të penalizohen në renditje. Liga është gati t’i zëvendësojë me Milanin dhe Atalantën.

De Laurentis presidenti i Napolit ka deklaruar së fundi se pas trazirave në Izrael, nuk dështion ta zhvillojë ndeshjen e Superkupës së Italisë në Arabi Saudite në janar 2024.

Madje duket se në këtë konkluzion kanë dalë dhe ata të klubit ‘Viola’ teksa kanë njoftuar se nuk do të luajnë Superkupën e Italisë në Riad.

Megjithatë problemi i ri te Napoli duket situata me trajnerin francez Rudi Garsia. Ecuria e napolitanëve, kampionit në fuqi nuk po shkon mirë dhe trajneri është seriozisht në pikëpyetje. Vetë Aurelio De Laurentis tha sot se Garsia nuk ishte zgjedhje e parë e tij…

Ja çfar shkruan Kristiano Abrucese në lidhje me këtë situatë në EuropaCalcio.it:

“Koha e pritjes (pothuajse) ka marrë fund. Rudi Garcia ka arritur në fund të një dashurie të mundshme futbolli që ndoshta nuk lulëzoi kurrë. Sigurisht, marrja e trashëgimisë së Luçiano Spaletit, duke e rikthyer Scudetton në Napoli pas 33 vitesh, do të ishte e ndërlikuar për këdo, por pas një periudhe fillestare të “vendosjes”, rezultatet duhet të kishin ardhur. Dhe në vend të suksesit, Rudi Garsia arriti të prishte një makinë pothuajse të përsosur”.

Ndërkaq ëndrra e ndaluar e De Laurentis është Antonio Konte, ideja më reale është Igor Tudor. Sugjerimi vjen nga Marselo Galardo, një trajner që e njeh mirë futbollin europian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!