Kosova për tri pikë në Rumani

Kosova në ditë vendimtare. Dardanët do të zhvillojnë sot në Bukuresht ndeshjen prej së cilës do të kuptohet nëse formacioni i Primoz Gliha do të mbajë ende gjallë shpresat për kualifikim në Grupin I apo do të mbyllin këtu llogartitë.

Ndaj Rumanisë për “Euro 2024” sfida do të zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Arena Nationale” në Bukuresht ndërsa pas Shqipërisë triumfatore ndaj polakëve të dielën, të gjithë tifozët janë të mbërthyer te skuadra e sllovenit Gliha.

Barazim 2-2 ndaj Zvicrës pak ditë më parë ka rritur besimin në grup i cili sot pritet të jetë i plotë. Tekniku slloven besnik i 4-4-2, pritet të bëjë dy ndryshime në formacion, por pa prekur bazën Në portë do të jetë Arijanet Muriq, ndërsa mbrojtja pritet të formohet me Mërgim Vojvoda dhe Leart Paqarada nga krahët, si dhe Amir Rrahmani dhe Fidan Aliti në qendër.

Në mesfushë do të jenë Florian Loshaj dhe Betim Fazliji në qendër, me këtë të fundit që është përsëri më i favorizuar se Florent Muslija, ndërsa nga krahët, me tipare më sulmuese pritet të jenë Ermal Krasniqi dhe Edon Zhegrova. Në sulm, dyshja Milot Rashica ,Vedat Muriqi.

Kjo ndeshje do vijë nën drejtimin e francezit Vili Dejalod (30).

Grupi I kryesohet nga Zvicëra me 11 pikë. Ndjekin; Rumania 9, Izraeli 8, Bjellorusia 4, Kosova 4 dhe Andorra 2 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!