Kohëzion/ Shqipëria, Duka, Silvinjo…

Shqipëria, Duka, Silvinjo, Grupi E, ‘Fortuna Arena’ (Pragë), Entoni Tejlor.

Nga: Erga Kenga

Këtu në këtë “golb” të vogël sportiv janë të gjithë ata që i përkasin një dite të nivelit të lartë futbollistik që kurrësisi nuk shqiten nga vemendaj e kësaj të enjtje të 7 shtatorit 2023.

Shqipëria.

Skuadra në ndeshjen thuajse vendimtare për të kuptuar ndjeshëm trendin kualifikues në Europianin e Gjeramisë, faza finale e të cilit nis me 14 qershor 2024 në Mynih dhe mbyllet me finalen e madhe në Berlin më 14 korrik të po atij viti.

Të gjithë në formë optimale (veç “çekut” Qazim Laçi). Berisha pikë kyçe në kuadrat, sikundër dhe Gjimshiti e Ismajli në mbrojtje. Përpara tyre një Ramadani në rritje konstante apo Nedim Bajrami nga këmbët e të cilit magjia është e sigurtë. Në majë, Cikalleshi aq i dobishëm në këtë sektor dhe anash dy mjeshtra anësorë si Jasir Asani e Myrto Uzuni.

Duka:

Me të njëjtën përkujdejse e mbështejte ndaj Kombëtares Kuqezi. Ka ditur të përcjellë ide europiane jo vetëm në organizime të këtij lloji për Shqipërinë por dhe qëndron stoik pranë skuadrës. Për më shumë përgjegjësi. Armand Duka e do europianin e dytë në karrierë si president i FSHF-së. Fitojmë dhe…ne.

Silvinjo:

I ka dhënë shtysë të madhe ëndrres për një fushatë kualifikuese me verdiktin e zënjës së njërit prej dy vendeve të paratë Grupit E. Skuadra lëviz, di të sillet sipas ideve të reja të brazilianit dhe ka marrë 6 pikë në 3 ndeshje. Nëse ia del në Pragë, meriton një “nofkë” speciale. Çekët janë ekipi për t’u mundur në grup…

Grupi E:

Si do që të shkojë, Shqipëria me shumë gjasë do ta mësojë fatin e saj më 17 nëntor. Një javë nga fundi i fushatës. Në këtë datë, Polonia pret Çekët dhe bashkë me të mbyll dhe numrin e sfidave të saj në grup. Shqipëria ecën më 20 nëntor në Tiranë me Ishujt Faroe.

Aktualisht Grupi E kryesohet nga Republika Çeke me 7 pikë, Shqipëria ka 6, Moldavia 5, Polonia 3, Ishujt Faroe 1. Dy të parat shkojnë në shortin e 2 dhjetorit në Hamburg për të mësuar pozicionin në grupet e fazës finale Gjermani 2024.

‘Fortuna Arena’

Nuk do të jetë aq favorizuese për kuqezinjtë pasi në impiantin me kapacitet 19 370 ulëse do ketë mbështetje maksimale për skuadrës e Jaroslav Silhavit. Sidoqoftë, tifozët kuqezinj do të jenë aty. Të zhurmshëm madje…

Entoni Tejlor (Arbitri kryesor) ANG.

Emri më i madh i momentit në gjykimet sportive në Premier League. Entoni Tejlor pritet të japë drejtësi maksimale dhe këtë mbrëmje pritet të luajë rol kryesor në mbarëvajtjen e ndeshjes. Ai duket si pasuesi edhe i ish arbitrit të Serbi- Shqipëri (2014) Martin Atkinson me këtë të fundit që nuk u shfaq dashamirës me shqiptarët. Në fund, Shqipëria ia doli në KAS të Lozanës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!