Kombëtarja mbërrin në Pragë

Shqipëria futboll udhëtoi ditën e sotme drejt Republikës Çeke me të cilën do të luajë akin e parë në Fortuna Arena këtë të enjte të 7 shtatorit.

Sipas axhendës së përcaktuar, sot në orën 17:15 nga ambientet e stadiumit në Pragë, do të dalë në konferencën e zakonshme për mediat trajneri Silvinjo dhe një lojtar i ekipit kombëtar. Seanca e fundit do të zhvillohet sot në 18:00 në “Fortuna Arena”, e më pas të zbresin zyrtarisht për kualifikueset e Grupit E të Euro 2024 të enjten ora 20:45.

Kthimi i Kombëtares në Tiranë do të bëhet menjëherë pas ndeshjes pasi të dielën kuqezinjtë e Silvinjos luajnë ndaj Polonisë në “Air Albania” me një tjetër finale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!