Teuta magjeps në miqësore, Ber Sheva s’di të humbë…

Teuta e Durrësit në provën gjenerale sot ndaj Septemvri të Sofjes, përpara se të udhtojë drejt Letonisë për t’u ndeshur me Ventspils për turin e parë të Europa League, ka fituar 2-0. Kallaku (1′) dhe Bushiç (76′),autorët e golave.

E nisi me humbje në shtëpi me Laçin aventurën e testeve miqësore por në tokën bullgare, dy fitoret ndaj Akademija Pandev dhe sot me Septemvri, tregojnë se ‘djemtë e detit”, janë në udhë të mbarë.

 Ndërkaq, kundërshtari i Laçit, Hapoel Ber Sheva, nuk di të bëjë rezultat negativ. Në Poloni, teksa ka gati dhjetë ditë që bën gati transfertën kurbinase, Ber Sheva ka fituar një ndeshje me Legia Gdansk (3-0), barazuar me Olimpiakos (2-2) dhe sot sërish ka barazuar 2-2 me Pogonin vëndas teksa për izrealitët Marvan Kaba 74′ dhe Oren Biton 86′, ishin autorë të golave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!