Alshevski: Partizani ka cilësi, udhëtimi strapacues

BATE Borisov zbarkoi të dielën në Rinas ndërsa pas akomodimit, sot skuadra rivale e Partizanit në turin e parë të Ligës së Kampionëve u stërvit në ‘Air Albania Stadium’.

Para seancës së fundit, këtë pasdite u shfaq para mediave sportive trajneri bjellorus Kirill Alshevski. Tekniku foli rreth sfidës që skuadra e famshme bjelloruse luan të martën ndaj Partizanit në orën 20 45.

Alshevski:

“Jemi shumë të lumtur që ndodhemi në Shqipëri. Pamja nga jashtë e stadiumit ishte shumë e bukur dhe vendi ishte shumë i bukur. Mendoj dhe shpresoj që edhe nesër të kemi këto ndjesi të mira pas lojës.

Sa e njihni rivalin?

“Të them të drejtën nuk kemi shumë informacion për skuadrën e Partizanit, kemi nga sezoni që kaloi. Jemi në dijeni që ka ndryshuar trajnerin dhe kjo na krijon pak vështirësi se mund të ndryshojnë taktikat. Duket që skuadra ka një formacion shumë të freskët, të mirë dhe cilësor dhe mendoj që nuk do të jetë fare e thjeshtë.

BATE në mes të kampionatit? Në teori normalisht që për ne është favor, se ne jemi aktiv, mbaruam fazën e parë, nuk dolëm mirë. Por për ne gjithsesi është favor se jemi në stërvitje dhe mund ta quajmë që është favor për skuadrën tonë.

Ndeshja e dytë në fushën tonë? Për ne nuk është plus se do luajmë në një shtet tjetër dhe skuadra do të donte të luante në vendin tonë se për tifozët është kryesorja. Por nuk kemi çfarë të bëjmë, kështu na kanë caktuar dhe do të luajmë aty.

Ne kemi analizuar Partizanin me trajnerin që ishte, jo me trajnerin e ri dhe për këtë arsye është më e vështirë të japësh një mendim. Por gjithsesi ne e kuptojmë që janë lojtarë shumë cilësorë dhe të rrezikshëm, mbetet për t’u parë.

Skuadra është shumë e balancuar dhe ka veti, ka shumë cilësi të mira, si mbrapa, si para, dhe kjo i jep vetëm rrezikshmëri të lartë si ekip.

BATE me të rinj në moshë? Siç e patë, ata janë të rinj shumë, presim më të mirën nga ata, Mosha dhe faktori që janë të rinj, bën që ata bashkëpunojnë sa më mirë me njëri-tjetrin. Edhe portieri 19-vjeçar, doli vjet më i miri i kampionatit vendas.

A është barazimi rezultat i mirë? Çdo rezultat që i jep skuadrës një avantazh për në fazën tjetër, për ne është një rezultat pozitiv. Nëse do të tregojmë futboll cilësor, do të donim të fitonim. Edhe nëse do të luajmë shumë keq e të fitojmë 2-0, do të jem shumë i lumtur.

Për fat të keq na iku mbrojtësi kryesor, por kemi marrë një mbrojtës tjetër. Kemi marrë një lojtar shumë cilësor nga Shakhtor, ai ka dalë kampion atje dhe për këtë arsye mendoj se jemi mirë. Të dy këta lojtarë kanë luajtur me Shakhtor Soligorsk dhe tani janë me ne.

Gjithmonë kam pasur vëmendje për lojtarët shqiptarë që kanë një veçori të tyre, që është teknika, janë agresivë. Janë motor me pak fjalë. Kam pasur disa lojtarë që i vëzhgoja. Bakaj ka luajtur me mua, por nuk dua të përmend dikë në veçanti. A kam marrë informacione nga ai? Jo, ai është në Rumani dhe nuk e kam kontaktuar.

Ne kemi vështirësitë tona për të ardhur në shtetet europiane. Një nga mbrojtësit tonë erdhi para një ore. Ishte e vështirë me udhëtimet e gjata por ja ku jemi, ia dolëm”./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!