Axhenda europiane/ Partizani dhe Tirana në ‘Air Albania Stadium’
Tashmë zyrtare, sfidat europiane të dy skuadrave të kryeqytetit në ‘Air Albania’.
Partizani në 11 korrik për turin e parë eliminator në Champions pret Bate Borisov në stadiumin “Air Albania” (20:45).
Ndërsa sfida e kthimit sikundër flitej që pas shortit, do të zhvillohet më 18 korrik në orën 20:00 në Mezokovesd (Hungari).
Ndërkohë Tirana (Conference League) sapo ka njoftuar në rrjete se dhe ajo do të presë në ‘Air Albania Stadium’ me 13 korrik (20:00) kaukazët gjerogjianë të Dinamo Batum.