Shqipëria fitore e rëndësishme në Ishujt Faroe, e dyta në Grupin E

Shqipëria bind edhe përballë Ishujve Faroe duke marrë 3 pikë në përballjen e radhës të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Djemtë kuqezinj triumfuan 1-3 edhe pse rrezikuan disa herë barazimin dhe shpërdoruan mjaft raste.

Goli i parë u shënua nga Bajrami (20′) pas një aksioni të rrjedhshëm, teksa Cikalleshi (32′) nuk realizoi nga 11 metra distancë. Në fund të fraksionit të parë, vendasit surprizuan duke barazuar shifrat.

Perla e Asllanit shënjoi sfidën në minutën e 51′-të me topin që u përplas së pari në traversë e më pas u ndal në rrjetë për një eurogol. Vulosi Muçi në shtesë me një tjetër realizim mjaft të bukur kur sfida po shkonte drejt përfundimit.

Sakaq, ka surpriza në Grupin E ku Moldavia i ka dhënë një dorë kombëtares kuqezi pasi bëri përmbysjen e madhe befasuese ndaj Polonisë në shtëpi. Vendasit po humbisnin 0-2, teksa në pjesën e dytë gjithçka u kthye në favor të tyre me ndeshjen që përfundoi 3-2. Kështu, Shqipëria renditet e dyta me 6 pikë, 1 më pak se Çekia dhe 1 më shumë se Moldavia.

Grupin A Norvegjia kaloi Qipron në shifrat 3-1, ndërsa Skoci – Gjeorgji u ndërpre gjatl për shkak të rreshjeve të dendura që shkaktuan jo pak probleme dhe po vijon në këto momente.

Sa i përket Grupit F Belgjika mposhti 0-3 Estoninë, teksa Austria kapërceu dhe Suedinë për të vijuar udhëheqjen e grupit e qetë.

Garë interesante edhe në Grupin G ku Serbia u ndal në barazim nga Bullgaria ndërsa Hungaria mposhti Lituaninë. Hungarezët dhe serbët kryesojnë me nga 7 pikë dhe duken favoritë për t’u kualifikuar më tej.

Ndërkaq, Portugalia ka pikët e plota në Grupin J pas triumfit të sotëm ndaj Islandës. Në sfidat e tjera të këtij grupi, Sllovakia mposhti Lihetenshtejnin dhe renditet e dyta, ndërsa Luksemburgu kaloi boshnjakët.

Euro 2024, Kualifkuese:

Grupi A:
Norvegji – Qipro 3-1
Skoci – Gjeorgji 2-0

Grupi E:
Ishujt Faroe – Shqipëri 1-3
Moldavi – Poloni 3-2

Grupi F:
Austri – Suedi 1-0
Estoni – Belgjikë 0-3

Grupi G:
Bullgari – Serbi 1-1
Hungari – Lituani 2-0

Grupi J:
Bosnje-Hercegovinë – Luksemburg 0-2
Islandë – Portugali 0-1
Lihtenshtejn – Sllovaki 0-1 /Përgatiti: Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!