Barcelona fiton titullin në La Liga, fiton…Juve
Pas katër edicionëve pritjeje, Blaugranët triumfojnë në Spanjë. Titulli i parë i Ksavit trajner, i fundit për Buskets që largohet.
Festa prishet nga tifozët e Espanjol që futen në fushë…
Barcelona firmos titullin e 27-të në histori në derbi përballë Espanjolit. Fitorja në transfertë e katalanasve në shifrat 2-4 mbyll zyrtarisht llogaritë e kreut në La Liga për këtë sezon.
Kuqeblutë dominuan frikshëm gjatë 90 minutave të vendosur për të festuar këtë mbrëmje kreun e klasifikimit që tashmë do t’ju përkasë atyre deri në fund.
Levandovski (2 herë), Balde dhe Kunde ishin autorët e katër golave të blaugranëve, teksa Puado dhe Joselu shënuan për Espanjolin e Keidi Bares që nuk mori minuta në këtë sfidë.
Barcelona blindon kështu vendin e parë në La Liga aty ku gara do të vijojë për të dytin dhe biletat e Europës në katër javët e mbetura.
Sakaq, Juventus në Serie A zhyt në fund Kremonezen dhe ngjitet i dyti në klasifikim, ndërsa në Ligue 1 Marsejë rrëmbeu një fitore përballë Anxhers në shifrat 3-1.
Rezulatet:
La Liga:
Espanjol – Barcelona 2-4
Serie A:
Juventus – Kremoneze 2-0
Ligue 1:
Marsejë – Anxhers 3-1
*Posteri i Barcelonës kampione në La Liga 2022-23