Ka një finale angleze, në fushë dhe Muriqi
Lieçester- Everton (21:00) sot në Premier League, ndeshja kryesore ndoshta vendimtare për të dalë nga zona e rrëzimit.
Dy skuadrat e njohura angleze së bashku me Sauthempton ( i fundit me 24 pikë) janë duke vuajtur tmerrësisht shumë këtë edicion duke mbetur kandidate kryesore për të zbritur në Championship. Pranë tyre Lids (30) dhe Notingam Forest (30). Lester ka 29 pikë ndërsa skuadra nga Liverpuli një më pak 28-të.
Ndërkohë dy takime sot në program në La Liga Santander. Majorka-Atletik Bilbao (19:00) dhe Sevilja- Xhirona (21:00) luajnë ndeshjet e xhiros së 32-të.
Ekipi i Muriqit kërkon pikët e qetësisë ndërsa baskët duan europën. Në Andaluzi, Sevilja po ecën me ritme galopante pasi me tre fitoret e fundit dhe një eleminim të Junajtid në Europa League, kanë rikthyer duartrokitjet te tifozët e tyre. Xhirona ka po aq pikë sa rivali i sotëm(41).
Premier League
Lieçester- Everton 21:00
La Liga
Majorka-Atletik Bilbao (19:00)
Sevilja- Xhirona (21:00) /Sportiim.al/