Murinjos i del emri te stoli i ‘Seleçao’-s

Në orët e fundit kanë qarkulluar zëra për një interesim të mundshëm nga Brazili për Zhoze Murinjon. “Special One” do të ishte një profil alternativ ndaj atij të Karlo Ançelotit, i identifikuar prej disa kohësh si opsioni i parë për Seleçao-n

Ndërkohë sipas Tuttosport, nga Trigoria nuk ka asnjë konfirmim për këto lëvizje.Në dhjetor trajneri i tha jo pankinës së Portugalisë ndërsa vendin e Santos e zuri Martinez.

Murinjo duket se kërkon të dërgojë deri në fund për projektin e Romës. Portugezi gjithashtu qëndron në pritje të takimit sqarues me familjen Friedkin lidhur me vijmësinë. Kështu, misioni te Roma mbetet opsioni i tij i parë i punës.

Sakaq për ish trajnerin e Realit, Interit, Çelsit, Junajtid, Totenhemit etj, pati javët e fundit interes dhe nga Arabia Saudite./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!