Murinjo në radarët e Al Naser, shifrat trembin
Al Nasr në vështirësi (i dyti në kampionat) është gati të ofrojë 100 milionë euro për dy sezone për trajnerin e Romës Zhoze Murinjo.
Luzitani ndërsa në krye të Romës pritet të qëndrojë deri në verë, pëlqehet nga shumë klube prestigjioze në Europë por jo vetëm, ndaj sauditet me Ronaldon në fushë, e duan ‘Special One’ me insistim.
Siç raporton Tuttomercatoweb e cila i referohet spanjolles As, në idetë e klubit saudit, portugezi do të zërë vendin e Rudi Garcias, tashmë i shkarkuar dhe do të bëhet trajneri më i paguar në botë./Sportiim.al/