Valencia, lamtumirë pas një dekade…
![](https://sportiim.al/wp-content/uploads/2019/06/skysports-antonio-valencia-manchester-united-home-kit-applauding_4186002.jpg)
Bëhet fjalë për ekuadorianin Antonio Valencia, që luan si sulmues anësor. Pas 10 vitesh përfundoi aventura e tij me fanelën e Mançester Junajtid.
33-vjeçarit Valencia i ka përfunduar kontrata me “djajtë”, të cilët bashkë me trajnerin Solskjaer, nuk i kanë ofruar rinovimin e saj.
Kësisoj, sulmuesi ka vendosur të kthehet në Ekuador, për të luajtur me skuadrën LDU të Kuitos, kryeqytetit të këtij vendi në Amerikën Latine