Elbasani shkërmoq Partizanin, Vllaznia 3 pikë larg

elbasani partizani 3-0 26

AF Elbasani- Partizani 3-0 ( Ze Gomesh (pen) 56′, Tsague 89′, Klevis Kasa 90+3′)

I mbështetur nga një numër rekord tifozësh në tribuna, AFElbasani me 10 lojtarët që prej minutës së 21-të shpartallon Partizanin për javën e 31 Abissnet Superiore.

Goli i parë u shënua në minutën e 56-të me Ze Gomesh. Portugezi ktheu në gol një penallti, të cilën e humbi fillimisht por më pas arbitri e ktheu për ta rigjuajtur për shkak të vendosjes në mënyrë të gabuar të portierit Qirko në vijën e portës.

Nëse deri në këtë pikë të ndeshjes, Partizani ishte duke dominuar në kontrollin e topit, pësimi i golit zgjoi Elbasanin i cili u shfaq mjaft kreativ e krijuar shumë raste te zona e Qirkos.

Kjo mënyrë loje prodhoi dhe dy gola të tjerë në minutat 89′ dhe 90+3′. I dyti i gjithi ‘manual’ teksa Manellari përballë portierit të kuq tregon klas dhe nxjerr të lirë Tsague i cili mposhti portierin Pano Qirko. Edhe goli i tretë i vendasëve mjaft i bukur. Klevs Kasa në një pozicion komod para Qirkos godet saktë për 3-0 final.

Pas kësaj jave Partizani zbret në vend të pestë duke i’a lënë vendin Dinamos te zona ‘Final Four’, ndërsa verdheblutë afrohen me tri pikë larg Vllaznisë në krye./Sportiim.al/

?>