‘Qytetar Nderi’ i Kurbinit, Kaçi kampion bote në Bilardo

Eklent Kaçi fiton “Predator World Championship”, shpallet kampion bote në “10 Ball”

Në fillim të vitit (28 janar 2023) së bashku me komentatorin sportiv Rrok Preçi dhe mundësin Boris Frrokaj, Eklent Kaçi u vlerësua nga Bashkia Kurbin me titullin e lartë ‘Qytetar Nderi”.

Të shtunën kampioni i Botës në disiplina të ndryshme në sportin e Bilardos, arriti të ngjitet sërish në majë të Botës. Këtë herë në tavolinën me 10 gurë.

Përmes një dueli epik në Las Vegas ndërsa ishte në disavantazh deri në 1-5, kurbinasi përmbysi në mënyrë fantastike spanjollin Françisko Ruiz me rezultatin 10-7.

Video:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!