Mali bën “fushë” Mauritanian…

Kupa e Afrikës, Gr. E: Mali-Mauritania 4-1

Takimi fundit i ditës, në Kupën e Afrikës për sot, ishte ai mes Malit dhe Mauritania.

Mali në 90′ minuta, u shfaq shumë superior, ndërsa shifrat e thellë në favor të tyre, tregojnë se kundërshtari, në këtë takim, ishte shumë modest.

Fillimisht për Malin, shënoi Abdulla Diabi në të 37’, ndërsa në limite të së parës me penallti, Mousa Marega në pronësi të Portos, dyfishoi shifrat.

Adama Nos në të 55’ shënoi golin e tretë duke vënë në kasafortë tri pikët për skuadrën e tij. Një penallti tjetër në këtë takim, i takoi Mauritianës që me El Hacen (72’) shkurtoi diferencën.

Por vetëm kaq, pasi ‘Les Aigles’, shënuan sërish një supergol me Adama Traore në të 74-ën,duke fiksuar rezultatin final 4-1.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!