“Do të jepja gjithçka për 1′ lojë me Xherrard”

Ashtu siç kishte premtuar, ish-kampioni i Botës dhe i Europës, sulmuesi 35-vjeçar, Fernando Torres, sot nëpërmjet një konference për shtyp, i dha lamtumirën futbollit të luajtur.

Nino, para medias ka folur për karrierën e gjatë tij sportive. Gjithsesi, ajo që bëri përshtypje në fjalët dhe mbresat e Torresit, ishte vlerësimi me superlativa i mesfushorit të “Reds”-ave, që tashmë është shndërruar në një legjendë në futbollin britanik.

“Unë gjithmonë e kam thënë, lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur ndonjëherë është Stiven Xherrard. Ai ishte lojtari i cili plotësoi lojën time. Niveli im u ngrit në një dimension tjetër kur u transferova te Liverpulit, pasi mbrapa kisha Xherrard.

Kaluam 3 vite e gjysmë të shkëlqyera në krah të njëri-tjetrit dhe do jepja gjithçka që të rikthehesha edhe njëherë në ato kohë, sikur dhe vetëm për një minutë”, ka deklaruar sulmuesi spanjol Fernando Torres.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!