Tetova pranë Lushnjës, pritet zyrtarizimi
U shkarkua nga Egnatia për të marrë vendin e një tjetëri të shkarkuar për mungesë rezultati. Bëhët fjalë për durrsakun Edlir Tetova i cili kryeson listën e e trajnerëve që mund të marrin vendin e lënë bosh dje të Klodian Duros te Lushnja në Kategori të Parë.
Burime të ‘Sportiim.al’ tregojnë se presidentja e Lushnjës Eriselda Sefa (kryetarja e bashkisë Lushnje), ka në plan t’ja besojë pankinën verdhëjeshile pikërisht 39 vjeçarit nga Durrësi i cili vetëm tri ditë më parë u shkarkua nga Agim Demrozi.
Sot në seancë, skuadra lagunare u stërvit nga dyshja Hasalla- Gazheli mirpo duket se shpejt do të vijë emërimi i Tetovës. Së paku për momentin ish trajneri i Egnatias gjëndet në pole për stolin teknik të Lushnjës./Sportiim.al/