Haland debuton me gol, Arsenal “tund” Çelsin
Siti ka gjetur magjistarin e ri. Në testin e luajtur në SHBA mes Mançester Sitit dhe Bajernit të Mynihut debutuesi absolut i qytetarëve Erling haland shënoi pas 12 minutash në ‘Wiscons’.
Avantazhi mbeti i tillë dei në fund me sfidën që u luajt 2×40 minuta.
Ndërkaq ekipi i Guardiolës do të kthehet në Angli teksa do të përballet me Liverpulin në Community Shield në stadiumin “King Power” të shtunën.
Ndërkohë miqësorja tjetër të dy skuadrave londineze ndërmjet Arsenalit dhe Çelsit luajtur në Florida, përfundoi me shifrat e thellë 4-0 për skuadrën e Granit Xhakës./Sportiim.al/