Theu Flamurtarin, Partizani kap ‘Final Four’

IMG-20260222-WA0038

Abissnet Superiore ,java e 25.

Flamurtari-Partizani 1-2 (Maksuti 8’/ Sidibe 45 pen, 48′)

Partizani vijon ngjitjen galopante në tabelë. Pasi kaloi 2-0 Tiranën në derbi javën e kaluar sot të kuqtë e trajnerit Oltijon Kërnaja fituan me përmbysje në Vlorë me Flamurtarin vendas i cili sot kishte në krah edhe publikun e rikthyer nga dënimi disa javor.

Në fakt, takimi nisi malore për Partizanin ndërsa në 8′ Maksuti goditi bukur nga jashtë zone për të mposhtur Qirkon. Megjithatë “Demat” barazuan në fund të pjesës së parë falë një penalltie të shndërruar në gol nga afrimi i janarit Sidibe. Ishte pikërisht sulmuesi që realizoi edhe të dytin në të 48′ për 1-2.

Flamurtari sot pa Morieron në timon (u raportua për gjëndje shëndetësore jo të mirë) pati shansin të barazonte me penallti pak nga fundi por Qirko priti goditjen e Herald Markut duke bërë që skuadra e kuqe të kthehet në Tiranë me tri pikë dhe paralelisht duke kapur Dinamon e vendit të katërt me 36 pikë./Sportiim.al/

?>