Bylis- Dinamo, katër ndeshje sezonale pa…fitues

Bylis Dinamo 1-1 26

Abissnet Superiore, java e 31:

Bylis- Dinamo Siti 1-1 (Kamara 9’/ Teksiera 82′)

Ndeshja e katërt ndërmjet Bylis-it dhe Dinamos nuk prodhon një skuadër fituese. Ndryshimi mbetet vetëm te dy golat e sotëm respektivë pasi në tre fazat e kaluara shifrat kanë rezultuar të njëjtë;0-0.

Ndeshja e luajtur në orën 16:00 i gjeti skuadrat me objektivë po të njëjtë. Bylis, parë situatën në fund e kishte domosdoshmëri fitoren.

Po ashtu Dinamo në kërkim të zonës Final Four teksa duelon për një vend me Partizanin. Në fakt skuadra e Josës kaloi shpejt përpara me autor Kamara në të 8′. E befasuar nga situata e fillimit, blutë nisën sulmet e shumta në gjysmëfushën vendase. Goli nuk erdhi në këtë fraksion madje vonoi deri në të 82′ kur Teksiera shënoi pas asistimit të Malomos.

Ndërkaq skuadrat e mbyllën me nga 10 futbollistë. Fillimisht Perndreca për Bylis dhe më pas Gudiabi për Dinamon ishin të ndëshkuarit e arbitrit Barjamaj./Sportiim.al/

?>