Klasikja i shkon Vllaznisë, Shehi nuk ndryshon kursin e …Tiranës

vllaznia- Tirana 3-1 26

Abissnet Superiore, java e 26-të:

Vllaznia- Tirana 3-1 ( Bismark 31′, Kortez (ag) 48′, Balaj (Pen) 71’/ Xhixha 25′)

Klasikja e futbollit shqiptar Vllaznia- Tirana hapi këtë të premte ndeshjet e javës së 26-të Abissnet Superiore. Në një impiant të mbushur si rrallë herë këto vitet e fundit ishte skuadra vendase ajo që arriti të marrë tri pikë. Në fakt për 25′ dueli ishte nën komandën e Tiranës e cila sot u drejtua për herë të parë gjatë këtij sezoni nga trajneri Orges Shehi.

Në këtë minutë, Redon Xhixha arriti të shënojë një gol mjaft të bukur teksa pasi sherbeu Tabeku-n e hutuar, i del topi me fat dhe më pas kurbinasi shënjestron tokazi në rrjetë. Më pas e gjitha nis të venitet pët miqtë. Martini orienton të luhet nga krahu i djathtë aty ku dy herë radhazi vjen rreziku kuqeblu. Në njëtin prej tyre Bismark kërcen me kokë dhe barazon shifrat në të 31′.

Në start të së dytës kostarikani Kortes ndërsa që në fundin e pjesës së parë prodhoi një korrne të “qëllimshme” shënon me një veprim amator te porta e Bekajt. Aq ishte, pasi më pas bardheblutë e patën të vështirë të orientoheshin. Loja e pasigurtë në prapavijë, Vera e para tij Rafael, bëjnë fare pak. Për të mos përmendur sulmuesin anësor Tabeku që si gjithë këto javë të fundit nuk di të “ecë” me topin.

Vllaznia përfiton më pas, dhe nga ndihma arbitrare. Pas një topi të prekur me dorë nga Kallaku, aksioni vijon me Malën i cili deperton në zonë dhe ndesh këmbët e Halilit. Për Florian Latën ka penallti. Balaj nuk gabon dhe dërgon shifrat në 3-1. Kuqeblutë vijojnë kryesimin ndërsa Tirana e parafundit me 21 pikë./Sportiim.al/

?>