Reali pa Mbape ndaj Benfikës, sulmuesi dy ndeshje jashtë, lista…

mbape 26

Kilian Mbape është lënë jashtë skuadrës nga trajneri Arbeloa për ndeshjen e dytë të play off-it të Ligës së Kampionëve kundër Benfikës në program këtë mbrëmje në orën 21:00. Ai mbetet jashtë për shkak të një dëmtimi në gjurin e majtë dhe do të humbasë gjithashtu ndeshjen e së hënës së ardhshme kundër Getafes në ligë. Real Madridi do të fillojë sonte me një fitore 1-0 në ndeshjen e parë.

Lista e plotë e skuadrës për sot:

Portierë:

Kurtua, Lunin, Fran Gonzalez

Mbrojtës:

Karvajal, Alaba, Aleksander-Arnold, Asencio, Karreras, Fran Garsia, Rudiger, Mendi
Mesfushorë:

Kamavinga, Valverde, Tçouameni, Arda Gyler, Kestero, Manuel Angel, Palacios, Tiago

Sulmues:

Vinicius, Gonzalo Garcia, Brahim Diaz, Mastantuono.

?>