Champions/ Të mëdhatë spektakolarë në shtëpi
Dita e dytë e raundit të parë të Champions League 2025/26. Në fushë ishin sot 6 duele me dy fasho orari; 18:45 dy takime dhe në 21:00 4 të tjera.
Të gjitha duelet u karakterizuan nga zhvillime të të nivelit të lartë sportiv. Liverpul e kthehu në dramë takimin me Atletikon teksa nga 2-0 u barazua në të 81′ nga Lorente (shënoi dy golat e madrilenëve). Më pas Van Dajk në shtesë që i jep Liverpulit fitoren e madhe.
Ndërkaq Bajerni i udhëhequr nga Herri Kejn mund Çelsin 3-1. PSG e kthen në “shëtitje” shtëpiaken me Atalantën teksa fiton thellë 4-0. Po ashtu Inter kalon në Amsterdam Ajaksin 0-2.
Ja programi ditës së sotme:
18:45
Olimpiakos- Pafos 0-0
Sllavia-Bodo/Glimt 2-2
21:00
Ajaks- Inter 0-2
Liverpul- Atletiko Madrid 3-2
Bajern- Çelsi 3-1
PSG- Atalanta 4-0/ Sportiim.al/
